LajmeSport

U kërkoi para për ndërprerjen e kontratës, Juventusi refuzon kërkesën e Allegrit

Juventusi thuhet se refuzoi kërkesën e Massimiliano Allegrit për të ndërprerë kontratën e tij, e vlefshme deri në vitin 2025, përmes pagesës prej 14 milionë euro bruto, në vend të 20 milionë eurove sa detyrohen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka refuzuar një ofertë nga ish-trajneri i tyre Allegri për të ndërprerë marrëveshjen e tyre duke marrë 14 milionë euro bruto.

Allegri u shkarkua nga gjigantët e Serie A dy ditë pas finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës. Juventusi mundi La Dean, por zemërimi i Allegrit shpërtheu pas vërshëllimës së fundit, kur ai u tërbua me drejtorët dhe madje edhe një gazetar në zonën ‘mix’.

Klubi tha se Allegri u shkarkua për arsye disiplinore, por trajneri italian ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium.

Sipas Gazzetta dello Sport, të dyja palët duan të shmangin paraqitjen në gjykatë, ndaj duhet të arrijnë një marrëveshje për pagesën e Allegrit.

Megjithatë, gjigantët e Serisë A duan të paguajnë më pak se 14 milionë euro bruto, siç kërkoi Allegri.

Trajneri i lindur në Livorno duhet të marrë 20 milionë euro bruto deri në fund të kontratës së tij në qershor 2025. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button