LajmeSport

Enis Bardhi për shkak lëndimit do t’i mungojë Maqedonisë së Veriut

Enis Bardhi nuk do të mund të grumbullohet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. 

Mungesa e tij është bërë zyrtare dhe është konfirmuar nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë përmes një komunikate.

Dëmtim i ligamenteve në nyje të këmbës së djathtë është lëndimi që ka marrë Enis Bardhi në ndeshjen e fundit të kampionatit turk me ekipin e tij Trabzonsporin.

Kapiteni i Maqedonisë tashmë ka filluar me rikuperimin, por për fat të keq do ti mungojë Maqedonisë për dy ndeshjet miqësore kundër Kroacisë me 3 qershor dhe ndaj Çekisë me 10 qershor.

Nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se seleksionues Bllagoja Milevski për momentin nuk ka bërë thirje për ndonjë futbollist shtesë si zëvendësim për Enis Bardhin.

Ndërkohë përfaqësuesja e Maqedonisë ditën e djeshme kishte grumbullimin, përderisa gjatë ditës së sotme në program ka dy seanca stërvitore. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button