LajmeRajon

Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sulmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet

Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në Zveçan.

Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar këtë ditë duke thënë se republika nuk pezullohet.

“Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm.

Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

LVV ka shtuar se insistimi i institucioneve të Kosovës, ka bërë që sot pamja ta jetë krejt ndryshe.

“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e LVV-së. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button