LajmeMaqedoni

Prilep: Digjet vetura e një deputeti të VMRO-DPMNE-së

OPOZITA AKUZA LSDM-së, SOCIALDEMOKRATËT THIRRJE PËR ZBARDHJE TË RASTIT

Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se mbrëmë është djegur makina e kolegut të tij Petar Risteski nga Prilepi, i cili para disa ditëve publikisht bëri të ditur se nuk do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës, raporton Klan M.

“Akt qyqar, pas së cilit, jam i bindur se qëndrojnë mercenarë të inspiruar nga udhëheqësia tradhëtare e LSDM-së. Ky është sulm ndaj deputetit dhe një goditje serioze dhe ngecje e demokracisë” – ka shkruar Kovaçki në FB.

LSDM-ja ka dënuar djegien e veturës së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski, duke i bërë thirrje MPB-së që ta zbardh rastin.

“Dënojmë këtë akt kriminal dhe presim që opinion të njoftohet detajisht për shkaqet, motivet dhe kryerësit. Nëse në VMRO-DPMNE kanë probleme të brendshme, kjo nuk është mënyra për akuza të pabaza. Tentativat për manipulim për qëllime ditore politike, janë keqpërdorime të vetëdijshme të rastit” – thonë nga LSDM.

Prokurori Publik kujdestar nga PTHP-Prilep ka kryer ekspertizë në vendngjarje ku gjatë natës ishte djegur vetura e një deputeti në Kuvendin e RMV-së. Sic thuhet në komunikatë, me urdhër të Prokurorit Publik janë marrë gjurmë nga vendngjarja që do t`u nënshtrohen ekspertizës për t`u konstatuar shkaqet e aksidentit. Janë dhënë urdhëra që të sigurohen xhirime eventuale nga kamerat e sigurisë nga objektet afër vendit të incidentit. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button