LajmeMaqedoni

Në Kuvend do të mbahet koordinimi i parë zyrtar, vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë

Koordinimi i parë i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me përfaqësues të partive politike parlamentare do të mbahet sot në Kuvend. Ky është koordinimi i parë pas seancës konstituive. Ndërkohë Gashi ka theksuar dje për MIA-në se në takimin e sotëm koordinues do të diskutohet për aktivitetet e radhës, se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, megjithatë ai shprehet se nuk e di nëse do të ketë një marrëveshje paraprake për këtë.

Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin e ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore dhe sipas tij të miratohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjidhen anëtarët e saj. Gjithashtu, ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kodin Zgjedhor, për të gjetur një zgjidhje kalimtare, për të mos shpallur zgjedhjet vetëm për një afat disa mujor, pra deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjithë vendin. Ndryshimet në këto ligje kërkojnë një shumicë prej dy të tretash.

Show More

Related Articles

Back to top button