Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka konfirmuar emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave në qeverinë e re, të udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja e Hristijan Mickovskit.
Arben Taravari do të udhëheq me ministrinë e shëndetësisë ndërsa Arben Fetai do të udhëheq me ministrinë për qeverisje të mirë dhe transparencë.
Sa i përket zëvendës ministrave, ASH do të dërgojë Mislim Zendelin në dikasterin e bujqësisë dhe Flakron Bexhetin në mbrojtje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në eshalonin e drejtorive, partia e Taravarit do të ketë 50 deri në 60 institucione kurse në nivel të sekretarëve shtetëror ende nuk dihet numri i saktë, nga pesë sekretarë shtetëror që do t’i merr koalicioni VLEN.
Përndryshe, VLEN, OBRM-PDUKM dhe ZNAM do të udhëheqin qeverinë e re të Maqedonisë e cila pritet të konstituohet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/