LajmeRajon

PPS-ja fiton zgjedhjet lokale në Serbi, Ardita Sinani fiton Preshevën

Partia për Veprim Demokratik (PVP), e Ardita Sinanit është fituese e zgjedhjeve lokale në Preshevë me rreth 4080 vota nga rezultatet paraprake. Në këtë komunë garohet për 39 mandate në Këshillin Komunal dhe shumica e thjeshtë që duhet të arrijë një subjekt për të udhëhequr është 21 vende. Ndërkohë, në Bujanoc, me 28% pjesëmarrës në votim, fitoren e shpalli Arbër Pajaziti nga koalicioni Fronti për Ndryshim, me rreth 2680 vota nga rezultatet paraprake. Nga ana tjetër, Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fitoren. Pas numërimit të më shumë se 92 për qind të votave, SNS-ja populiste e krahut të djathtë, e mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, mori 52.85 për qind të votave në zgjedhje, tha Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Beogradit (GIK). Ky rezultat do t’i japë Partisë Përparimtare Serbe 64 mandate në asamblenë komunale prej 110 vendesh të kryeqytetit serb, sipas GIK-ut. Autoritetet në Serbi nuk raportuan për parregullsi të theksuara, megjithatë, opozita u ankua për ndikim të votuesve përmes një “qendre thirrjesh”, nga partia e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për blerjen e votave apo regjistrimin e dyfishtë të votuesve. Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës. Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që u mbajtën në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ku sipas të cilëve kishte “parregullsi” në zgjedhjet lokale dhe nacionale. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button