Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk pritet që Qeveria e Kosovës të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri, teksa ka thënë se me çmimet që ishin në dhjetor dhe janar, të gjithë e kanë të qartë se nuk mund të ketë përsëritje të gjendjes së njëjtë, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se Brukseli e ka kuptuar qasjen destruktive të Serbisë lidhur me marrëveshjen.
“Ne jemi konstruktiv dhe të përkushtuar por Beogradi është në anën e kundër të sjellës tonë. Ka pasur që këtë javë të ndodhë një takim mes meje dhe presidentit serb në Bruksel, por ata kanë kërkuar që të shtyhet kjo gjë. Janë ata që nuk po i përgjigjen pozitivisht takimeve. Çdo pretekst që po e përdorin nuk është i vërtetë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sa i përket ndryshimit të agjendës legjislative, e kanë bërë qëllimisht me theks te projektligji për çmimet.
Sipas tij, projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm, duke shtuar se janë duke punuar që sa më shpejt ta finalizojnë punën për këtë projektligj.