LajmeMaqedoni

Ademi: E qartë është detyra, ndryshimi i Kushtetutës! Qeveria në ikje ka pasur qasje të sinqertë për këtë

Në konferencën e sotme të organizuar për Ditën e Europës, Arbër Ademi nga BDI tha se gati 50 për qind e legjislativit tonë është harmonizuar me atë të BE-së, shkruan TV21. Ademi tha se është e qartë detyra dhe se nuk duhet ta gënjejmë vetveten me gjëra tjera, vendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

“Të mos angazhohemi për BE-në vetëm deklarativisht. Detyra është e qartë. Ndryshimi i Kushtetutës. Tani dëgjoj politikanë që thonë, që angazhoheshin për ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve. Tani thonë t’i presim zgjedhjet në Bullgari, në Europë, tani në SHBA, pas asaj t’i presim zgjedhjet në Francë, ky cikël është “never ending”. Mendoj se qasje të sinqertë dhe jo vetëm deklarativ kemi pasur nga qeveria aktuale, sepse ende është aktuale, mund të themi në ikje. Kemi pasur propozim të dorëzuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, u shter debati për nevojën për ndryshimet kushtetuese, por gjithsesi them do ta gënjejmë vetveten, qytetarët, fëmijët tanë, të rinjtë, nëse flasim për diçka tjetër dhe nuk flasim për detyrimin konkret prej të cilës varet hapja e klasterëve dhe kapitujve”, deklaroi Ademi./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button