Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dorëzoi sot në Kuvend propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë. Ai me këtë rast kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve.
“Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshij ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë dhe së njëjtës do t’i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistoj më, por do të krijohet ministri për sport…Do të kemi një ministri të re, ajo është ministria e administratës. Me këto ndryshime do të realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës, të përmirësojmë standardin e qytetarëve. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë ligj”, tha Mickoski, shkruan Alsat.
Sipas tij të premten propozim ligji do të jetë para deputetëve në seancë plenare.
Mickoski njëherit theksoi se prioritet i Qeverisë së re do të jetë sundimi i së drejtës duke shtuar se të gjithë ata që kanë shkel ligjin duhet të përgjigjen para organeve kompetente.
“Çdo nxënës më 1 shtator duhet të ketë libra të duhur para vetes dhe jo skripta. Shëndetësia të rregullohet dhe jo pacientët të ndërrojnë jetë nëpër korridore të spitaleve. Për ta bërë këtë na nevojitet riorganizim i qeverisë”, tha MIckoski. /Alsat.mk