Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar sanksione të reja nga BE kundër lajmeve të rreme ruse. Nëpërmjet një shënimi në X, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e Francës, ai tha se është e rëndësishme që të luftohet dezinformimi rus.
“I jam mirënjohës Parlamentit francez dhe popullit francez për mbështetjen e tyre për Ukrainën. Është thelbësore të zbatohet iniciativa franceze për të vendosur një regjim të ri sanksionesh të BE-së për të luftuar dezinformimin rus dhe destabilizimin në Evropë.”, tha Zelensky.
“Unë u takova me presidentin dhe kryetarët e komisioneve të Asamblesë Kombëtare Franceze. Ne diskutuam përgatitjet për samitin global të paqes. Vëmendje e veçantë iu kushtua prioriteteve të Ukrainës në integrimin evropian, veçanërisht miratimi i pritur i kornizën negociuese për fillimin efektiv të negociatave të anëtarësimit në BE”, shtoi ai.