Viti shkollor 2023/2024 ka përfunduar për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa ata të shkollës fillore, pushimin veror do ta fillojnë nga java tjetër.
Përfundimi i vitit shkollor më 17 qershor ishte caktuar për të gjithë nxënësit, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës e pranoi kërkesën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ligji për arsimin bazë specifikon numrin e saktë të ditëve të punës (180) në arsimin bazë. Ligji për Arsimin e Mesëm nuk përcakton detyrim ligjor për numrin e saktë të ditëve të punës. Të gjitha vendimet merren në konsultim me të prekurit. Sindikata e gjimnazistëve ka kërkuar që përveç pushimeve pranverore, arsimi i mesëm të përfundojë në 10 qershor, për shkak të procedurave administrative të regjistrimit të fëmijëve në arsimin e lartë. Këtë e ka lejuar ligji dhe ne kemi vepruar këtu”, tha para dy muajsh ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.
Edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën pushim pranveror për herë të parë këtë vit nga data 29 prill deri më 6 maj 2024.
Maturantët në dy të shtunat e kaluara i janë nënshtruar dy provimeve eksterne nga provimi shtetëror i maturës, ndërsa rezultatet pritet të dalin më së voni deri më 8 korrik.
Nga ana tjetër, këtë muaj gjysmëmaturantët do të regjistrohen në arsimin e mesëm./Telegrafi/