Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e “kuqezinjve” në Gjermani. Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Silvinjo, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
E më pas duelet e radhës në grupin B: ndaj Kroacisë (19) në Hamburg dhe përballë Spanjës (24) në Diseldorf. Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik kryesisht, ndërkohë që pati edhe punë në palestër. Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë.
“Kuqezinjtë” do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës. Seancë që do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 mijë.