LajmeMaqedoniRajon

Gashi – Begaj: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veritu, Afrim Gashi. Begaj bën me dije se mes të dyve është diskutuar për “rëndësinë e mësimeve të së kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku”.

“Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla!”, njoftoi në rrjetet sociale kreu i shtetit.

Pas Gashit, Begaj pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të RMV-së, Talat Xhaferi dhe me ish-Presidentin Stevo Pendarovsi.

Show More

Related Articles

Back to top button