Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për kufizimin e lëvizjes së diplomatëve rusë brenda bllokut.
Tetë ministra të jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Unionit që të ndalojë diplomatët rusë të lëvizin lirshëm nëpër bllok dhe t’i kufizojë ata në vendet ku ata janë të akredituar.
Në një letër drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ministrat thanë se “lëvizja e lirë e mbajtësve të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit ruse, të akredituara në një shtet pritës, në të gjithë zonën Shengen po lehtëson aktivitetet keqdashëse”.
Ministrat thanë se inteligjenca, propaganda “apo edhe përgatitja e akteve të sabotimit janë ngarkesa kryesore e punës për një numër të madh “diplomatësh” rusë në BE”, shkruan skynews.
Letra, e cila u nënshkrua nga ministrat e Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Holandës, Polonisë dhe Rumanisë, shtoi se “kjo masë do të ngushtojë ndjeshëm hapësirën operacionale për agjentët rusë”.
Ndryshe, SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër shtetit rus, i cili ka pushtuar Ukrainën që nga 24 shkurti i vitit 2022.