LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut ia dorëzoi Shqipërisë kryesimin me PBEJL-në

Në vigjilje të samitit të ardhshëm të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, njoftoi se do të fokusohen në një prioritet tjetër – anëtarësimin në BE, stabilitin ekonomik, agjendën e gjelbër dhe digjitale, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen rajonale.

Shqipëria do të jetë për herë të tretë në krye të PBEJL-së dhe këtë herë presidencën e merr nga vendi ynë. Në një konferencë për shtyp në Shkup sonte, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e përshëndeti Maqedoninë e Veriut për “kryesimin e suksesshëm dhe dinamik me PBEJL-në”.

“Jam i bindur se puna dhe rezultatet e arritura gjatë presidencës suaj kanë kontribuar për të pasur një organizim më të fortë dhe më aktiv dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më demokratike. Shqipëria mbetet një mbështetëse proaktive e bashkëpunimit rajonal që përmirëson jetën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet për bashkëpunim të mirë dhe ndihmon në procesin e integrimit evropian”, tha Begaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vendi i të cili ka kryesuar me PBEJL-në vitin e kaluar.

Në vigjilje të samitit të ardhshëm të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, njoftoi se do të fokusohen në një prioritet tjetër – anëtarësimin në BE, stabilitin ekonomik, axhendën e gjelbër dhe digjitale, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen rajonale.

Shqipëria do të jetë për herë të tretë në krye të PBEJL-së dhe këtë herë presidencën e merr nga vendi ynë. Në një konferencë për shtyp në Shkup sonte, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e përshëndeti Maqedoninë e Veriut për “kryesimin e suksesshëm dhe dinamik me PBEJL-në”.

“Jam i bindur se puna dhe rezultatet e arritura gjatë presidencës suaj kanë kontribuar për të pasur një organizim më të fortë dhe më aktiv dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më demokratike. Shqipëria mbetet një mbështetëse proaktive e bashkëpunimit rajonal që përmirëson jetën e qytetarëve, forcon marrëdhëniet për bashkëpunim të mirë dhe ndihmon në procesin e integrimit evropian”, tha Begaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, vendi i të cili ka kryesuar me PBEJL-në vitin e kaluar.

Begaj shtoi se në kryesimin e tretë të PBEJL-së, që do të nisë në korrik, Shqipëria do të ndihmohet nga përvoja dhe sukseset e kryesimeve të mëparshme me këtë organizatë.

Presidenti i Malit të Zi, Milatoviq, i ka uruar suksese Begajt në mandatin e tij njëvjeçar në udhëheqjen e organizatës, si dhe e uroi Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e vendit.

Në konferencën për shtyp ai theksoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të kaluarën e përbashkët, bashkërisht i përgjigjen sfidave të së tashmes dhe, siç tha ai, është i bindur se kemi një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ai theksoi se gjatë presidencës së Malit të Zi me PBEJL-në vitin e kaluar, ata përcaktuan dy tema prioritare – përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit tonë dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Në konferencën për shtyp, në të cilën u mbyll Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të PBEJL-së në Shkup, në pyetjen e një media nga Shqipëria se çfarë do të bëjë vendi për përfshirjen e barabartë të Kosovës meqenëse nuk njihet nga të gjitha vendet anëtare të Procesit, presidenti shqiptar Begaj u përgjigj se “Kosova është pjesëmarrëse në këtë samit” dhe siç tha ai, “pavarësisht se ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Kosova me zërin e saj tregon se ky proces nuk mund të vazhdojnë pa praninë e saj”.

“Dëshirojmë të mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të normalizohen këto marrëdhënie mes dy vendeve dhe të ketë njohje nga të dyja palët dhe të respektohen pakicat sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shtuar Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button