LajmeRajon

Protesta para bashkisë së Tiranës, përplasje me policinë

Në Shqipëri opozita protestoi për të 12-ën herë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit u përplasën me policinë dhe tentuan të heqin gardhin metalik. Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë. Protesta e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u zhvillua kundër skandaleve të korrupsionit. Me thirrjet ‘hajduti’, protestuesit u mblodhën para bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Më pas drejt bashkisë u lëshuan tymuese dhe flakadanë, duke tensionuar situatën. Ndërkaq protestuesit hoqën edhe rrethimin e hekurt që kishte vendosur policia dhe bashkia. Dhe pas kësaj nisi breshëria e molotovëve në drejtim të godinës së Bashkisë. Numri i efektivëve të policisë, të angazhuar për ruajtjen e rendit ishte i madh, ndërsa të gjitha akset rrugore të Tiranës që të drejtojnë tek bashkia ishin të bllokuara për lëvizjen e automjeteve. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button