BotaLajme

Armëpushimi në Gazë, Bajden: S’pritet marrëveshje e shpejtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden tha se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt, pasi një propozim i mbështetur nga SHBA-ja dhe të tjerët nuk është pranuar plotësisht nga Izraeli apo Hamasi. Biden tha se për armëpushimin, liderët ndërkombëtarë kanë diskutuar në samitin e G7-ës në Itali, por kur u pyet nga gazetarët nëse një marrëveshje armëpushimi do të arrihet së shpejti, ai u përgjigj thjesht “jo”. “Unë nuk e kam humbur shpresën”, shtoi ai. Një ditë më parë këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Xhejk Sullivan, hodhi poshtë pretendimet se Izraeli nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj planit të armëpushimit. Hamasi i është përgjigjur planit me kërkesa për ndryshime dhe Sullivan tha se qëllimi është “të kuptojmë se si të punojmë për të kapërcyer boshllëqet e mbetura dhe për të arritur një marrëveshje”. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota për dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi. Propozimi i presidentit amerikan, Joe Biden përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button