Në listën e vendeve më paqësore në botë për këtë vit, Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 38-të.
Indeksi Global i Paqes sapo ka publikuar listën e vendeve më paqësore.
Renditja bazohet në 23 faktorë të ndryshëm, raporton “Time Out”. Bullgaria është në vendin e 26-të, Mali i Zi u rendit i 35-ti, Greqia është në vendin e 40-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 42-të.
Serbia është në vendin e 54-të, Kosova është në vendin e 56-të në listë, ndërsa Bosnje dhe Herzegovina është në vendin e 61-të.
Në vendin e 163 është Jemeni, dhe një vend para Jemenit është Sudani. Ukraina është në vendin e 159-të.
Islanda për të 16-in vit radhazi është në vendin e parë. Sllovenia është ndër 10 vendet më paqësorë./Telegrafi/