LajmeSport

Luan Mixhaiti, talenti shqiptar që shkon drejt elitës së futbollit gjerman

Po shtohen radhët e futbollistëve shqiptarë në ligat e futbollit gjerman. Pas shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë gjermane, tani atyre u është shtuar edhe një talent i ri, një futbollist me perspektivë.

Fjala është për Luan Mixhaiti, i lindur më 19.04.2007 (familja e tij emigroi nga Gostivari), i cili në shkollën e futbollit ia filloi si shtatëvjeçar dhe kaloi nëpër të gjitha kategoritë e futbollit derisa pas 10 vjetëve pune intensive iu ra në sy ekspertëve gjermanë të futbollit, të cilët nuk ngurruan të thonë se Luani vërtet është një talent i rrallë i futbollit.

Prandaj, mes shumë klubeve që shfaqën interesim për Luanin, sivjet ishte me i shpejti klubi futbollistik gjerman Ingolstadt, që i afroi kontratë profesionale dy vjeçare.

Luan Mixhaiti ka marrë ftesë edhe nga kombëtarja gjermane te grupmoshat U – 15, ku mbase e karakterizoi cilësia, shpejtësia të cilën e ka si dhe gjuajtjet e tij janë tejet të sakta.

“Është ëndërr imja, edhe dëshirë e prindërve të mi, sidomos e babait Xhevairit tek i cili i mësova hapat e para në futboll, që të ngjitem majave të futbollit, thotë Luani i cili e ka kuptuar se vetëm me punë dhe stërvitje intensive do të arrijë një karrierë të suksesshme.

Meqë talenti nuk i mungon, as angazhimi në një klub siç është Ingolstadt, ai para vetes i ka të hapura shumë dyer të klubeve të mëdha të futbollit.

Show More

Related Articles

Back to top button