Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samin e Paqes për Ukrainën, i cili është mbajtur në Zvicër.
Në një video përmbledhëse nga samiti, Osmani thotë se gjatë pjesëmarrjes ka treguar rrëfimin e popullit të Kosovës por edhe përkushtimin për paqe në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani sipër videos.
Ndryshe, Samiti i 15-16 qershorit ishte kulmi i përpjekjeve të Zelenskyt në 19 muajt e fundit për t’i angazhuar liderët globalë që të ndihmojnë në dhënien fund të luftës më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
Zvicra ishte pajtuar të jetë nikoqire e samtit me shpresën se do ta hapte rrugën për një proces për paqe në të ardhmen, në të cilin do të përfshihej edhe Rusia.
Zelensky nuk donte që Rusia të ftohej në samit në këtë kohë./Telegrafi/