Bashkimi Evropian vazhdon të ketë në fuqi disa masa sanksionuese ndaj Kosovës, ndërsa thonë se janë në pritjet të raportit të Josep Borrell.
Por, të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se nuk duhet bërë spekulime lidhur me përmbajtjen e raportit të Borrellit, transmeton Telegrafi.
Për këtë ka reaguar sot kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth kësaj deklarate, ai u përgjigj “Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulime”.
Ndryshe, ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kishte deklaruar se kanë informata që raporti do të jetë pozitiv, ku edhe do të rekomandohet heqja e masave sanksionuese.
Vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar./Telegrafi/