LajmeRajon

Zhvillmet rreth dialogut, Lajçak vjen sot në Prishtinë – takohet me Bislimin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun në Kosovë dhe Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi, i cili do të mbahet në orën 18:00 në ndërtesën e Qeverisë, synon të diskutojë për zhvillimet aktuale në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivat e integrimit evropian të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Qeveria e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

Vizita e Lajçakut në Kosovë, është vazhdimësi e përpjekjeve të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button