Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në faqen e tij ka njoftuar se një investim i shumë pritur për banorët e komunës së Vrapçishtit tani po bëhet një realitet.
“Ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet në rrugën që fillon nga Gradeci deri në urën e fshatit Negotinë.
Rrugë e cila me gjatësi është 1890 metra, dhe gjerësi mesatare afërsisht 10 metra e cila përfshin shteg për biçikleta, gjithashtu edhe shteg për këmbësorë.
Ekipet e punës do të gërryjnë asfaltin dhe më pas e njëjta do të riasfaltohet, realizimi i punimeve do të zgjasë disa ditë.
Kërkojmë mirëkuptim e durim nga ana juaj dhe për qarkullim të shfrytëzoni rrugët alternative, rrugën e fshatit Negotinë dhe rrugën e Sanakosit