Sipas gjigandëve të statistikave të OPTA, sfida Kroaci – Shqipëri, kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.
Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë dhe ku u regjistruan plot 22 goditje në katërkëndor nga skuadrat.