LajmeMaqedoni

LLOGARIDHËNIA E BEKTESHIT: Me masat ndihmuam qytetarët

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë brifingut me gazetarët përmendi dhe një serë subvencionesh, pakot anti-krizë dhe mbulimin e faturës së energjisë elektrike që dolën në ndihmë të qytetarëve gjatë krizës me virusin korona që kapin shumën deri në dy milionë euro

Gjatë ditës së djeshme Kreshnik Bekteshi, ka mbajtur birfingun e fundit si ministër i Ekonomisë me gazetarët. Ai gjatë fjalimit të tij shprehu falënderim ndaj gazetarëve për bashkëpunimin mes tyre. Gjithashtu Bekteshi, falënderoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për besimin e dhënë para shtatë vjetëve për të udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë. Gjithashtu shprehu falënderim edhe ndaj katër kryeministrave me të cilët ka bashkëpunuar gjatë mandatit të tij. “Se sa ka qenë e suksesshme udhëheqja ime mund të tregojnë masat, reformat, aktivitetet dhe sidomos projektet në shtatë vitet e fundit. Nga dita që jam në këtë karrige kemi ndryshuar klimën biznesore dhe kemi përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve. Përmes ndryshimeve ligjore në sektorin energjetik kemi bërë reforma kyçe për stabilitetin energjetik në vend. Gjithashtu kemi hapur rrugë për rritje të ekonomisë dhe kualitetit të qytetarëve. Sot numrat tregojnë këtë që po thamë unë pasi është ulur papunësia dhe është rritur paga minimale”, deklaroi Bekteshi. Ai përmendi dhe një serë subvencionesh, pakot anti-krizë dhe mbulimin e faturës së energjisë elektrike që dolën në ndihmë të qytetarëve gjatë krizës me koronavirusin që kapin shumën deri në dy milionë euro.

Bekteshi beson se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë një vendim që nuk do të bie barra te qytetarët, por edhe nga qeveria e re të rishikohet vendimi i qeverisë teknike me atë që çmimi me të cilin ESM i ofron energji elektrike furnizuesit universal është rritur dhe përqindja e mbulimit të nevojave të tregut të rregulluar është ulur.

Ai synon gjithmonë që të ketë kosto sa më të ulëta, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve. Ne kishim qëndrim që ESM duhet të mbulonte 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal, por ai qëndrim nuk u pranua në mbledhjen e Qeverisë. Në pjesën e çmimit dhe në pjesën e përqindjeve, qëndrimet merren në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nuk kam të drejtë t’i them publikisht, por janë afërsisht ato që i dinë opinioni. Pres që Komisioni Rregullator i Energjisë, i cili është një institucion i pavarur, të marrë një vendim të duhur që nuk do të rëndohet nga qytetarët”, tha Bekteshi.

Po ashtu, Brekteshi pret që Qeveria e ardhshme të rishikojë vendimin për të mos e rritur çmimin e energjisë elektrike. “Sipas asaj që kam vënë re në programin e tyre në sektorin e energjisë, ka masa që janë në vazhdim dhe të cilat ne si Ministri i kemi mbështetur në vazhdimësi dhe jam i bindur që nëse masa të tilla zbatohen në mënyrë të mirë, nga një janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike”, potencon Bekteshi.Ndryshe, në tenderin e furnizuesit universal, ESM ofroi çmimin prej 60 euro për megavat orë dhe mbulimin e 85 për qind të nevojave të tregut të rregulluar. Deri më tani i shiste rrymë furnizuesit universal me 57 euro për megavat orë dhe mbulonte 100 për qind të nevojave të tregut të rregulluar. (koha.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button