LajmeMaqedoni

Vendi nuk është i përgatitur të përballet me luftën kundër zjarreve

Aktualisht vendi nuk është i përgatitur të përballet me luftën kundër zjarreve.

Por kreu i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Angellov, shpreson se me formimin e qeverisë së re kjo gjendje do të ndryshohet, shkruan Alsat.

Aktualisht kjo Drejtori ka 4 helikopterë dhe tre “ER Traktorë” por të njëjtit nuk janë funksionale për momentin.

“Sa i përket “ERtraktorëve” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, për fat të keq deri në këtë moment nuk janë funksionalë, pasi dy pilotë janë në pension, dhe kemi vetëm një pilot aktiv ndërsa nuk lejohet të fluturojë me një pilot. Me gjithë përpjekjet e drejtorit, ky problem nuk është tejkaluar.. Edhe pse kaluan 2-3 muaj nuk kemi përgjigje pozitive nga qeveria në ikje. Besoj se Qeveria e re do ta gjejë zgjidhjen e këtij problemi në një nga seancat e para dhe të leje që këta dy pilotë në pension të punësohen me kontratë pune dhe menjëherë tre aeroplanët do të jenë funksional”, tha Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Në vend ka mungesë të madhe edhe të zjarrfikësve. Angellov tha se për momentin kemi 938 zjarrfikës, ndërsa kemi nevojë edhe për 670 të tjerë.

Mosha mesatare e zjarrfikësve është 42.5 vjeç.

Sipas tij, ndalimi i lëvizjes së pyjeve duhet të jetë mjeti i fundit, duke theksuar se ka shumë pak të dhëna për qytetarët që kanë shkaktuar zjarre, ndërsa shumica e zjarreve shkaktohen nga bujqit që djegin kashtë ndërsa po ashtu edhe barinjtë të cilët djegin barishte dhe ferra me qellim të zgjerimit të kullotave për të ardhmen./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button