LajmeMaqedoni

Aggeler përshëndet njoftimin e Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler e mirëpret njoftimin e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit të qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit.

Në një intervistë për “360 gradë”, Aggeler shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat.
“Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidenti vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është diçka që ne e mirëpresim. Siç e kuptova, Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar për të përfshirë (emrin kushtetues) dhe jam e lumtur që e shoh këtë, gjithashtu jam shumë e lumtur dhe përshëndeta vendimin e tij se do të respektonte emrin kushtetues gjatë betimit si kryeminsitër”, deklaroi Aggeler.

Aggeler pret që qeveria e ardhshme t’i realizojë sa më shpejt premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Show More

Related Articles

Back to top button