LajmeMaqedoni

Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski kryeministër

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota “për” dhe 22 “kundër” kanë votuar për Qeverinë e re, kryetar i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski.

Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kundër Qeverisë së re votuan deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës”, ndërsa ata të Frontit Europian e lëshuan sallën e Kuvendit para votimit të Qeverisë së re.

Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara. Qeveria e Mickoskit do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë.

OBRM-PDUKM do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button