Fatmir Limani sot ka marrë postin e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nga Flakron Bexheti, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila me riorganizimin e administratës shtetërore, nga ish Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kompetencat për punë i ka marrë Ministria e Ekonomisë.
Limani hyn në qeverinë e re si deputet i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit “Vlen”.
Fatmir Limani ka lindur në Kërçovë më 14 janar 1973, me vendbanim të përkohshëm në Komunën Petrovec të Shkupit. Ka diplomuar në Fakultetin filozofik në Universitetin e Tetovës, ku u pajis me profesionin profesor i diplomuar i historisë. Përvoja e tij e punës filloi në vitin 2005, si drejtues i pompës së benzinës “Golden oil” në Kërçovë, pas çka në vitin 2007 bëhet kryetar i Lëvizjes “NDRYSHE”, si dhe anëtar i Këshillit drejtues të SHA “MEPSO”. Në vitin 2011, Limani bëhet zëvendësdrejtor i poërgjithshëm dhe anëtar i Këshillit drejtues të SHA “EMV”, ku kalon dhjetë vite. Limani ishte kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës në vitin 2021, përderisa në vitin 2022 u bë nënkryetar i Lëvizjes BESA. Në vitin 2024 merr mandatin për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e Lëvizjes BESA.
Në biografinë e bahkangjitur në Kuvend qëndron se gjiha amtare e Linanit është gjjuha shqipe, përderisa njeh gjuhën maqedone, angleze dhe gjermane. Siç është cekur, ai posedon shkathtësi kompjuterike në “Microsoft Оffice – Word”, “Excel”, “Power Point”, “Internet Explorer”, “Windows”, “Outlook Express” dhe të tjera.