Një numër alarmant gazetarësh, më shumë se 100, kryesisht palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, një nga konfliktet më vdekjeprurëse.
Një ekip ndërkombëtar i medias, i përbërë nga 50 gazetarë që përfaqësonin 13 organizata, kreu një hetim.
Hulumtimi u publikua sot në media si Der Spiegel, Le Monde, ARIJ (grup media arabe me bazë në Jordani), The Guardian, ZDF dhe të tjerë dhe shqyrton rastet e gazetarëve të vrarë ose të plagosur gjatë mbulimit të luftës ose gjatë përpjekjes për të përshkruar të përditshmen e banorëve të Gazës, të cilët po përballen me një krizë të paprecedentë humanitare.
Ekipi ndërkombëtar i mediave analizoi mijëra orë pamje nga Rripi i Gazës dhe hetoi dhjetëra incidente në të cilat gazetarët u plagosën ose u vranë.
Sipas të dhënave të regjistruara, të paktën 40 gazetarë apo punonjës të shtypit janë vrarë teksa ishin në shtëpitë e tyre.
Katërmbëdhjetë të vrarë ose të plagosur ose të shënjestruar nga të shtënat me armë zjarri teksa mbanin një jelek PRESS në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Libanin jugor, 18 të vrarë ose të plagosur nga sulmet me dron në Gaza.
Katërmbëdhjetë u vranë ose u plagosën nga sulmet me dron teksa mbanin jelekun e PRESS.
Së fundi, të paktën 40 gazetarë që punonin për media pranë Hamasit janë vrarë.