LajmeRajon

Dialogu në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq nesër priten në takim nga Borrell

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër më 26 qershor do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel, ata do të priten në takim nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh”.
Bashkimi Evropian thekson se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”.

“Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë përpara dhe në fund të takimeve në ndërtesën e EEAS”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button