Dy astronautë të NASA-s kanë ngecur në hapësirë Dy astronautë të NASA-s kanë ngecur në hapësirë. Kjo pasi ekipi i inxhinierëve që supozohet t’i sjellë në shtëpi e vonoi kthimin e tyre, për herë të dytë. Dyshja veterane Uilmore, 62 vjeç dhe Uiliams, 58 vjeç, u nisën për në orbitë në bordin e Starliner të Boeing në fillim të këtij muaji. Ishte planifikuar që ata të ktheheshin në Tokë më 13 qershor, pasi kaluan një javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Por, me ndryshimin e kushteve, ata do të fluturojnë në shtëpi jo më herët se të mërkurën tjetër pasi ekipit të inxhinerëve në toku i duhet më shumë kohë për të rregulluar probleme të shumta me anijen Starliner. NASA tha se u desh më shumë se sa pritej për të rishikuar keqfunksionimet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit që shkaktuan vonesën e parë. Misioni për në ISS ishte nisja e parë hapësinore e Boeing me ekuipazh pas më shumë se një dekade planifikimi. /Alsat.mk
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago