Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i shoqërur nga Zëvendës Kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, si dhe deputeti Bekim Qoku, vizitën e parë e realizoi në Prishtinë me homologun Arben Vitia. Këtë e bëri të ditur Taravari në rrjetin social Facebook.
Taravari shkruan: Me Arbenin, zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve tona respektive për periudhën në vijim. U pajtuam për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive tona, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë.