Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, kërkon që prokuroria të hetojë pse faza e tretë e planifikuar e hekurudhës drejt Bullgarisë do të kushtojë 24 milionë euro për një kilometër hekurudhë. Auditorët zbuluan se janë paguar 4.6 milionë euro komisione për shkak të vonesave të projekteve.
E planifikuar 150 vjet më parë, hekurudha drejt Bullgarisë, një projekt rekord i premtuar nga të gjitha partitë politike në 30 vitet e fundit, duhet të bëhet objekt hetimi nga Prokuroria. Kështu ka pohuar ministrit i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski.
Ai pohon se Prokuroria duhet të përcaktojë se pse Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore pa sqarime dhe analiza e ka rritur vlerën e parashikuar të projektit për mbi 200 milionë euro.
Gjithashtu, sot skadon afati për dorëzimin e ofertave për tenderin e “vështirë” 560 milionë euro për ndërtimin e 23.4 kilometrave hekurudhë, ka bërë të ditur ministri i ri.
Ai akuzon se qeveria e kaluar e ka caktuar kohën e shpalljes së prokurimit publik në mënyrë që siç thotë ai, hekurudha më e shtrenjtë në botë të realizohet në një periudhë kur qeveria e re nuk do të mund të bëjë asnjë ndryshim.(INA)