Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë, derisa sot serbët mblidhen në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.
Në hyrje të Gazimestanit janë vendosur një numër policësh të cilët kontrollojnë në detaje secilin që futet brenda kompleksit dhe nuk lejohet mbartja e ndonjë përshkrimi provokativ.
Për sigurinë po kujdeset edhe KFOR-i.