LajmeMaqedoni

Osmani ia dorëzon detyrën Mucunskit

Bujar Osmani, tashmë ish-ministër i Punëve të Jashtme, sot ia ka dorëzuar detyrën pasardhësit të tij në Ministrinë e Jashtme Timço Mucunski.

Osmani e uroi Mucunskin për detyrën e re, duke i uruar suksese në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, partneritetin strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që është në përputhje me prioritetet e Qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button