LajmeMaqedoni

Qeveria miratoi vendimin: Do të ketë rritje lineare të pensioneve për 5000 denarë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka njoftuar se do të ketë rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë, me vendim të Qeverisë që është marrë në seancën e sotme.

Mickoski shkruan se rritja e pensioneve do të bëhet në dy faza. Pagesa e parë prej 2500 denarëve do të realizohet në shtator, ndërsa e dyta po njejtë 2500 denarë do të pasojë në mars.
“Në seancën e parë rritja e pensioneve për pensionistët. Jam krenare të ndaj lajmin se një premtim i bërë më shumë se 1 vit më parë po bëhet realitet. Pas fitores në zgjedhje, Qeveria e re menjëherë vazhdoi me përmbushjen e premtimeve. Në seancën e parë të Qeverisë të mbajtur më 28.06.2024, njoftoj rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë. Pagesa e parë prej 2500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa e dyta prej 2500 denarë do të pasojë në mars”.
“Këtë premtim e kam bërë në takimin tim të fundit me pensionistët në Veles. Ishte koha kur ata protestonin në rrugë duke kërkuar trajtim dinjitoz nga qeveria. Pasdite me shumë kënaqësi do t’i takoj ato. Ne i përmbushim premtimet e dhëna qytetarëve dhe bashkë ndërtojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Mickoski.

Show More

Related Articles

Back to top button