Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga sot do të mund t’i marrin paratë prej 1800 denarësh, transmeton TV21.
Mjetet siç thonë nga MASh, që u lëshuan si masë antikrizë për mbështjetje të familjeve, filloristëve dhe shkollarëve të mesëm, por që nuk u paguan me muaj, do të fillojnë të paguhen nga sot.
“Në vend të zgjidhjeve jocilësore aftashkurte, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vazhdueshme sistemore dhe të vërtetë për lehtësimin e procesit edukativ – arsimor dhe për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen viteve të fundit”, thuhet mes tjerash në njoftim.