Enti shtetëror për revizion (ESHR) sot e publikoi raportin përfundimtar nga revizioni i kryer për suksesin “Efikasitet i masave për parandalim të ikjes së kuadrove profesionale dhe me arsim të lartë”. Sipas raportit të IOM-it për vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në top 20 vendet në botë me emigracionin më të madh jashtë vendit, përderisa sipas vlerësimeve të Bankës botërore, pothuajse 40 për qind e kuadrit me arsim të lartë është larguar nga vendi. Sipas Indeksit të ikjes së trurit të Global Economy, RMV është në vendin e pestë (nga 41 vende evropiane), që qartë tregon se shteti po përballet me humbje të madhe të talentëve.
Qëllimi i revizionit, sqarojnë në kumtesë nga ESHR, ishte t’i jepet prëgjigje pyetjes “Nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka planifikuar, implementuar dhe monitoruar masat dhe aktivitetet nga Strategjia nacionale për rrjetëzim dhe bashkëpunim me kuadrot profesioale dhe me arsim të lartë 2013-2020, në mënyrë në të cilën do të mund të kontribuonte në parandalimin e ikjes së kuadrove me arsim të lartë?”.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika numri i qytetarëve të Maqedonisë së veriut të cilët u larguan jashtë vendit në periudhën 2013-2022 është 7.861 persona. Të dhënat e ESHS-së për strukturën arsimore të personave të cilët u larguan nga vendi tregojnë se në periudhën 2015-2022 nga vendi kanë emigruar gjithsej 719 persona me arsim të lartë, shfaqur sipas viteve në grafikon.
Siç qëndron në raport, në pajtim me të dhënat e marra nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet në pranim, numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit po rritet me shkallë të dukshme. Kjo tendencë, nënvizohet në kumtesën e ESHR-së, tregon sfida serioze për shtetin, duke e prëfshirë ikjen e kuadrove me arsim të lartë dhe efektet potenciale ndaj ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi.