Ka përfunduar faza e grupeve në “Kopa Amerika” me dy ndeshjet e Grupit D. Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, por që përfundoi ashtu me rezultat të barabartë 1-1.
Rafinja kaloi Brazilin në epërsi, derisa rezultati u barazua nga Munjoz në fund të pjesës së parë. Ndërkohë në duelin tjetër kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguait.
Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, derisa Brazili i dyti me pesë pikë. Tanimë janë caktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Venezuala – Kanadaja.
Në anën tjetër Brazili do të ketë punë të vështirë pasi luan ndaj Uruguait, derisa dueli i fundit është ai mes Kolumbisë dhe Panamasë.