Dy persona kanë mbetur të plagosur në Izrael si pasojë e një sulmi me thikë, një prej të cilit në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi në një qendër tregtare në qytetin izraelit Karmiel.
Të plagosurit janë dy të rinj të moshës 20 vjeç.
Policia ka neutralizuar sulmuesin ndërsa sulmi fillimisht është cilësuar si akt terrorist.