LajmeMaqedoni

U shkarkua Ejup Rustemi, me Rrugët Shtetërore do të udhëheqë Koce Trajanovski

Ushtrues detyre i drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore është emëruar Koce Trajanovski, transmeton Portalb.mk.      

Emërimi i tij vjen pasi Bordi i ri i Drejtorëve shkarkoi drejtorin e mëparshëm, Ejup Rustemin. Rustemi drejtoi Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore që nga viti 2020.

Detyra e fundit publike e Trajanovskit ishte kryetar i Shkupit nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Kujtojmë që dje Qeveria ka emëruar udhëheqës të rinj në disa institucione.

Show More

Related Articles

Back to top button