LajmeMaqedoni

LAMM: Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet 30 minuta

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuencës të automjeteve për dalje nga vendi. Koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon sot në mëngjes Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Sipas LAMM, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

Nga LAMM përkujtojnë se nga data 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend është vendosur regjim i qarkullimit veror me të cilin  ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda me masë  të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta edhe atë të premten nga ora 17 deri në orën 22, të shtunën nga ora 09 deri në orën 18 dhe të dielën nga ora 09-22.

Show More

Related Articles

Back to top button