Lajme

Policia me aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (16-korrik) në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 13:00, është kryer aksion kontrollues ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 këmbësorë (TE-16 dhe GV-4). Numri më i madh i këmbësorëve 16 (TE-12 dhe GV-4) kanë kaluar rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara, dhe 4 këmbësorë (TE) nuk kanë respektuar sinjalistikën e trafikut.

Për të gjithë shkelësit janë shqiptuar gjoba prej 40 dhe 50 euro, si dhe ftesa për të ndjekur të ashtuquajturat mësime në komunikacion. Në aksion janë sanksionuar edhe 4 (TE-3 dhe GV-1) kundërvajtje të tjera në trafik. SPB – Tetovë përsërit apelin për këmbësorët që të kenë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në rrugë që nuk kanë trotuare të formësuara dhe që shoferët gjithmonë dhe kudo t’u japin përparësi, gjegjësisht t’i lëshojnë këmbësorët të kalojnë rrugëm, si rezultat i të cilave të dy palët të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Show More

Related Articles

Back to top button