Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim pune me Fatih Turkmenogllu, Shef i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe u bisedua për prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me riorganizimin e fundit të ministrive, për bashkëpunimin që kjo Ministri e ka pasur deri tani me BERZH-in, si dhe për projektet e ardhshme.
Ministri Durmishi theksoi se fokusi i punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani e tutje do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit në vend, respektivisht mbështetja e kompanive vendore dhe përmirësimi i kushteve për investitorët e huaj, si dhe zhvillimi i tregut të punës, respektivisht përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në shtet.
BERZH është një nga mbështetësit më të mëdhenj të shtetit tonë me investime në projekte të ndryshme në sektorë të ndryshëm dhe ka kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të shtetit tonë.
Ministri Durmishi theksoi në takim se aktivitetet investuese dhe mbështetja nga BERZH ishin të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe ka kontribut të madh në përmirësimin e klimës afariste në vend.
Ministrii shprehu bindjen se bashkëpunimi tashmë i vendosur me BERZH-in do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme përmes përgatitjes dhe realizimit të projekteve prioritare që kanë ndikim të madh pozitiv në ekonominë tonë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve.
“Si ministër i Ekonomisë dhe Punës, shpresoj që së bashku me mbështetjen tuaj do të punojmë në përmirësimin e kushteve të punës të kompanive vendore dhe të huaja në vend, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor”, tha ministri Durmishi në takim.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se BERZH është partner i rëndësishëm strategjik dhe aktivitetet investuese nga partnerë të ndryshëm janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e tanishëm dhe të ardhshëm të sektorit shtetëror dhe atij privat.