Një aeroplan i Saurya Airlines me 19 pasagjerë u rrëzua mëngjesin e së mërkurës në Nepal.
Sipas informacioneve të para, avioni ka dalë nga pista në aeroportin Tribhuvan gjatë ngritjes në Katmandu dhe pas rrëzimit ka marrë flakë. Avioni ishte duke u nisur nga Katmandu për në qytetin e Pokhara, raportoi televizioni Nepal.
Për momentin mbeten të paqarta si arsyeja e daljes së avionit nga pista, ashtu edhe fati i pasagjerëve të tij.