LajmeMaqedoni

Ahmeti pret në takim ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren norvegjeze në Shkup, Kristin Melsom, përcjell TV21. Nga BDI thonë se mes tjerash, Ahmeti ka njoftuar ambasadoren për angazhimin e Poll Villiams për “përpilimin e platformës së legjitimitetit”.

“Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul Williams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qendrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button