LajmeRajon

Ndryshimi i targave të veturave të serbëve, MPB-ja ka një njoftim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët të cilët i posedojnë ende targat ilegale duhet t’i kthejnë në ato ‘RKS’ e për këtë nuk e kanë për obligim të paguajnë.

Në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është mbajtur takimi informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve.


“Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Vendimit Nr. 01/85 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 29.06.2022, si dhe u vunë në pah modalitetet për formën se si do të shkojë ky proces për regjistrimin e mjeteve, sipas Udhëzimit Administrativ, Nr. 03/2022 për regjistrimin me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA””, thuhet në njoftim. 

Në takim gjithashtu u diskutua për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme që ky proces të fillojë nga data 1 gusht 2022 dhe të përfundojë me datë 30 shtator 2022, si dhe për informimin e qytetarëve me hapat konkretë që duhen ndjekur për regjistrimin e automjeteve.

Marrëveshja për targa mes Kosovës dhe Serbisë ishte arritur më 30 shtator 2021.

Ka pasur dyshime nëse kjo marrëveshje do të zbatohet në praktikë. 

Show More

Related Articles

Back to top button