LajmeMaqedoni

Në Aeroportin e Shkupit u konfiskuan orë në vlerë të rreth 4.000 eurove

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut gjatë një kontrolli të një valixheje të një pasagjeri ka kapur një sasi të orëve me vlerë që kapin një vlerë prej 240.862,00 denarëve.

Orët e dorës u gjetën në valixhet e një shtetasi i Maqedonisë së Veriut, që po vinte nga një fluturim nga Australia.

“Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore Elite. Ndaj pasagjerit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.(INA)

 

Show More

Related Articles

Back to top button